Foto: rtv21.tv

Parlamenti finlandez voton pro aplikimit në NATO

Parlamenti finlandez ka votuar pro aplikimit për anëtarësim në NATO, raporton CNN

“Parlamenti mbështet kërkesën e Finlandës për anëtarësim në NATO. Parlamenti miratoi qëndrimin në përputhje me raportin e Komisionit të Punëve të Jashtme pas votimit 188-8 pro”, u tha në llogarinë zyrtare të parlamentit në Twitter.

Edhe Ministrja e Jashtme e Suedisë, Ann Linde të martën në mëngjes nënshkroi aplikimin që deklaronte se Suedia dëshiron të anëtarësohet në NATO.

Kryeministrja e Suedisë Magdalena Andersson tha të hënën se vendi duhet t’i bashkohet NATO-s së bashku me Finlandën fqinje për “të garantuar sigurinë e popullit suedez”.

Suedia nënshkruan aplikimin për anëtarësim në NATO