Parlamenti Evropian. Foto: Wikimedia.

Parlamenti Evropian në Strasburg mund të bëhet qendër testimi për COVID-19

Parlamenti Evropian në Strasburg është vënë në dispozicion për t’u bërë një qendër testimi dhe konsultimi për virusin CoVid-19, raporton Euronews.

David Sassoli, presidenti i PE-së njoftoi se ndërtesat do të ofrohen për shfrytëzim, pas bisedimeve me autoritetet franceze.

“Ne kemi dashur të jemi me qytetin tonë pritës dhe qytetarët e tij në këto kohë të vështira”, shkroi Sassoli në Twitter.

Roland Ries, kryetari i Bashkisë së Strasburgut, tha që ai ishte “prekur thellë” nga njoftimi, duke e quajtur vendimin një “gjest humanist”.

“Vendimi gjithashtu një simbol i ndihmës së ndërsjellë që vendet evropiane duhet të tregojnë në luftën kundër epidemisë,” shtoi ai.

Megjithkëtë nuk është dhënë ndonjë datë se kur ndërtesat e parlamentit do të rihapen si një qendër testimi.

Kjo vjen pasi Franca ka afro 100,000 raste të konfirmuara me CoVid-19 dhe me 8,900 vdekje.

Bashkimi Evropian “ka rënë në zjarr” nga disa liderë të lartë evropianë, përfshirë kryeministrin irlandez Leo Varadkar, për përgjigjen e tyre ndaj krizës.

“Kjo është një recesion simetrik – po prek të gjithë, nëse ndonjëherë do të kishte një kohë që Evropa të kishte një përgjigje të përbashkët të koordinuar bazuar në solidaritetin që është tani,” tha ai për Euroneës.

Irlanda është në mesin e grupit të kombeve, të tilla si Italia dhe Spanja, të cilët po bëjnë thirrje për t’u futur ‘lidhje korona’, e cila do të ndante borxhin në të gjithë bllokun.