Parlamenti Evropian. Foto: Wikimedia.

Parlamenti Evropian me rezolutë për shkeljet e të drejtave të njeriut në Serbi

Të enjten, Parlamenti Evropian ka miratuar rezolutën për shkelje të të drejtave e njeriut në Serbi.

Parlamenti shpreh shqetësim të thellë për punën e detyruar, shkeljet e të drejtave të njeriut dhe trafikimin e qenieve njerëzore të rreth 500 vietnamezëve në një kantier ndërtimi të fabrikës Linglong Tyre në pronësi kineze në Zrenjanin, Serbinë veriore. Eurodeputetët iu kërkon autoriteteve serbe që të hetojnë rastin me kujdes dhe të sigurojnë respektimin e të drejtave themelore të njeriut në fabrikë, veçanërisht të drejtat e punës, për t’i ofruar BE-së rezultatet e hetimeve të saj dhe për t’i kërkuar autorët përgjegjës.

Eurodeputetët shprehen shqetëimin e tyre pasi që Serbia po i jep Kinës dhe industrialistëve kinezë gjithnjë e më shumë privilegje ligjore në vend edhe kur këto janë në kundërshtim me ligjin e BE-së.

Tutje në rezolutë thuhet se eurodeputetët janë shumë të shqetësuar për dhunën në rritje nga grupet ekstremiste dhe huligane kundër demonstratave paqësore mjedisore në vend.

“Kohët e fundit janë raportuar protesta të gjera anembanë Serbisë në sfondin e miratimit të nxituar të dy ligjeve, njëri prej të cilëve shihet si hapje e hapësirës për projekte të diskutueshme të investimeve të huaja, me një ndikim të madh në mjedis”, thuhet në rezolutë duke theksuar se shpreh keqardhje edhe për sasinë e forcës së përdorur nga policia kundër demonstruesve.

Rezoluta u miratua me 586 vota pro, 53 kundër dhe 44 abstenime./RTV 21