Parku në Sllatinë i mbuluar nga mbeturinat - FOTO

Qytetarët që kanë zgjedhur që mëngjesin e sotëm ta kalojnë në parkun rekreativ në Sllatinë të Fushë Kosovës kanë hasur në hapësira të mbushura me mbeturina.

Kontejnerë të stërmbushur, mbeturina në tavolinë e në tokë janë pamjet që vijnë nga parku “Te Pishat” në Sllatinë.

Në redaksinë e KALLXO.com kanë arritur disa fotografi nga ky park.

Këto janë pamjet nga parku rekreativ në Sllatinë:

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Evropian.