Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

"Parku i aventurave" në Gërmi - LIVE

Në emisionin “Kallxo Përnime” po transmetohet debati për ‘Parkun e aventurave’ në Gërmi.

Çka është ‘Parku i aventurave’ që po synohet të ndërtohet në Parkun e Gërmisë?

Me çka është e pasur zona në të cilën po synohet ndërtimi i këtij Parku në Gërmi?

Pse, sipas shoqërisë civile, Komuna e Prishtinës nuk ka organizuar debat publik për këtë Park?

Çfarë thotë përfaqësuesi i Institutit për Mbrojtjen e Natyrës në lidhje me këtë projekt?

Çfarë procedurash ligjore, sipas shoqërisë civile, u tejkaluan nga Komuna e Prishtinës?

Të ftuar në këtë debat janë Flutra Zymi nga organizata “Qytetarët Aktivë”, Sami Behrami nga Instituti për Mbrojtjen e Natyrës, Fitore Bajraktari nga Grupi për Studime Politike dhe Juridike dhe Krenare Salihu nga WWF.

 

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Evropian.