Parkingu nëntokësor i Prishtinës fillon të ndërtohet në dhjetor

Brenda 24 muajsh, duke filluar nga dhjetori i këtij viti, Prishtina pritet të bëhet me një parking nëntokësor.

Ndërtimi i parkingut te Fakulteti Filologjik  pritet të ketë kapacitet për 500-900 veturadhe mbi të pritet të ndërtohet parku qendror.

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti kishte thënë se kontrata e nënshkruar për parking do kushtojë 10 milionë euro dhe punimet pritet të zgjasin 18-24 muaj.

“Pas një procedure mbi një vjeçare, dje kemi nënshkruar kontratën e partneritetit publiko-privat të parkingut nëntokësor me mbi 700 vendparkime të Fakulteti Filologjik. Në të njejten kohë për vitin 2020 kemi ndarë buxhetin për rritjen e parkut te gjelbërt para Fakultetit deri te Katedralja me një korsi të rezervur për autobusë”,shkroi ai në Facebook.

Për ndërtimin e  këtij parkingu, Komuna e Prshtinës ka ndarë një sipërfaqe prej 13  mijë e 990 metra katrorë.

Brenda projektit të parkingut, kryeqytetit pritet t’i shtohet një hapësirë për ecje.

“Do ta mbyllim rrugën “Xhorxh Bush” dhe do ta lëmë rrugën vetëm një korsi ashtu siç ka thënë edhe plani i mobilitetit, do e zgjasim hapësirën për të ecë deri te katedralja”, kishte thënë Ahmeti në një konferencë për media.

Ai dha detaje edhe për pamjen që pritet ta ketë qyteti pas përfundimi të këtij projekti.

“Do të bëhet një lidhje e bukur e qytetit për shkak se shpesh kemi folur për tolerancën fetare dhe do jetë interesant që në njerën anë do ta kemi pjesën e vjetër të qytetit dhe xhaminë më të vjetër në Ballkan, pra Xhamia e Qarshisë e vitit 1933 e cila shkon deri në përfundim të rrugës Xhorxh Buxh te katedralja e qytetit“, përfundoi Ahmeti