Parkingu i ri në Dardani të Prishtinës, puseta ekziston por uji prapë mblidhet

Faqja në rrjetin social Facebook ‘Vrojtuesit e Lagjes – Prishtinë’ që raporton problemet e ndryshme të kryeqytetit, ka publikuar një fotografi ku shihet parkingu i ri në lagjen Dardania.

Sipas kësaj fotografie, aty shihet se ekziston puseta, por që uji është grumbulluar në një pikë tjetër dhe se rregullimi i këtij parkingu, duket se është projektuar gabimisht.

“Parkingu i ri në Dardani. Puseta është në vendm uji është grumbulluar gabim”, thuhet në përshkrimin e kësaj fotografie të publikuar.