Paris: Zjarr në stacion të trenit shkaku i një koncerti

Një zjarr i madh ka shpërthyer në një stacion të madh treni në Paris, ku policia raporton “incidente të papranueshme” përpara një koncerti aty pranë, raporton BBC

Stacioni Gare de Lyon është duke u evakuuar, thotë policia. Pamjet treguan skuterë dhe automjete të tjera në zjarr.

Më parë, kundërshtarët politikë të qeverisë së Republikës Demokratike të Kongos kishin bërë thirrje që performanca e muzikantit Fally Ipupa në vendin e afërt Bercy të prishet, njoftojnë media lokale.

Turmat në këtë ngjarje ishin ndaluar.

Një tym i madh ishte i dukshëm sipër stacionit dhe tymi u pa gjithashtu brenda metrosë Gare de Lyon dhe stacionet hekurudhore periferike.

Disa pamje u shfaqën për të treguar se  zjarrfikësit po i ndalonin të merreshin me flakën.

Policia tha se ishte “sjellje skandaloze” dhe kërkoi që zjarrfikësit të lejoheshin të operonin.

“Shmangni zonën dhe lejoni që shërbimet e urgjencës të ndërhyjnë”, ka postuar policia në ‘tweet’.

Përpara koncertit policia ndaloi protestat kundër koncertit të Fally Ipupa në afërsi të vendit të koncertit AccordHotels Arena.

Policia tha që koncerti po zhvillohej në një “kontekst të tensionuar politik midis mbështetësve dhe kundërshtarëve” të qeverisë Kongos.

Koncerti i Fally Ipupa kishte çuar në thirrje në mediat sociale që njerëzit të demonstrojnë jashtë ngjarjes dhe “të përballen me koncertistët”, thuhet në një njoftim të policisë.

Përgatiti: Diellza Luzha