Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Parimet e Qeverisë së re sipas Hashim Thaçit

Presidenti i vendit, Hashim Thaçit në takimin e sotëm konsultativ me partitë parlamentare ka mbajtur një fjalim ku ka përmendur disa kritere mbi të cilat duhet të formohet qeveria e re.

Në fjalimin e tij, Presidenti thotë se qeveria e re duhet t’i eliminoj të gjitha pengesat, për vazhdimin e dialogut.

Ai poashtu ka deklaruar se në qeverinë e ardhshme nuk duhet te ketë persona me aktakuza.

Lexoni fjalimin e plotë të Hashim Thaçit para përfaqësuesve të partive parlamentare:

Si rrjedhojë e diskutimeve, si dhe duke marrë parasysh që të gjitha partitë e përfaqësuara në Kuvend, me përjashtim të njërës, janë për formimin e një qeverie të re, atëherë ndodhemi para pyetjes në vijim:

Si rrjedhojë e vullnetit tuaj të shprehur që vendi të ketë qeveri të re të dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit, duke respektuar në tërësi dhe përpikëri Kushtetutën e Republikës së Kosovës, Ligjet e Kosovës, unë do t’i jap mandatarin secilës do parti apo koalicion që dëshmon se ka shumicën në KUVEND për të krijuar qeverinë e re.

Nuk është në diskrecionin tim që të shpallë kandidatin e tillë. Siç e dini të gjithë, Qeveria rrjedhë nga fuqia mbizotëruese politike brenda Kuvendit të Republikës së Kosovës, prandaj propozimi duhet të rrjedhë nga partia apo koalicioni i cili do të ketë gjasa më të madhe që të formoj qeverinë, duke parë edhe deklarimet e juaja sot këtu.

Do të marrë votat e nevojshme në Kuvend për të ruajtur stabilitetin e vendit, duke iu përmbajtur kritereve mbizotëruese për formimin e qeverisë së re.

Më lejoni që t’i lexoj disa prej kritereve si president i vendit i kam menduar t’i prezantoj para jushë

  1. Respektimi i Kushtetutës.
  2. Qeveri që do të promovojë dhe mbrojë interesin e përgjithshëm të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj si dhe të respektoj dhe zbatoj vlerat e kushtetuese të Republikës së Kosovë.
  3. Qeveri që do të ndjekë proceset integruese atlantike, anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare dhe do t’i zbatojë marrëveshjet dhe instrumentet ndërkombëtare në fuqi.
  4. Trajtimi i barabartë – Qeveri e përkushtuar për t’i trajtuar të barabartë të gjithë qytetarët e Kosovës, do t’i garantoj të drejtat dhe liritë sipas Kushtetues dhe ligjeve në fuqi.
  5. Gjithë përfshirja – Qeveri që garanton përfaqësimin e barabartë të të gjitha komuniteteve në Kosovë, siç është e përcaktuar në Kushtetutë.
  6. Stabiliteti – Qeveri që garanton stabilitet politik edhe qeveri efikase dhe efektive si dhe që është në gjendje t’i shtyjë përpara proceset me interes shtetëror.
  7. Dialogu dhe Politika e Jashtme – Qeveri që do t’i eliminoj të gjitha pengesat për vazhdimin e dialogut për arritjen e marrëveshjes përfundimtare të paqes me Serbinë për njohje reciproke e cila do të sjellë njohjen reciproke dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB. Qeveri që do të kontribuoj në stabilitet në rajon dhe mbarë Evropës, duke krijuar marrëdhënie të fqinjësisë së mirë.
  8. Transparenca – Qeveri që angazhohet për transparencë dhe llogaridhënie politike duke garantuar procese qeveritare të hapura për publikun.
  9. Integritetin – Qeveri e përbërë nga anëtarë me integritet personal dhe profesional. Me të kaluar të pasur dhe të pa përfshirë në aferat e kundërligjshme.
  10. Disponueshmëria – Anëtarë të Qeverisë do të përkushtohen në ushtrimin e funksionit të tyre qeveritare dhe do të jenë në shërbim të interesit të përgjithshëm duke shmangur çfarëdo konflikti të interesit.
  11. Merita – Qeveri e përkushtuar për angazhimin e profesionistëve qe garanton që pranimi dhe avancimi në administratën publike do të bëhet vetëm në anë të procedurave të ndershme, të hapura dhe konkurruese duke u bazuar në parimin e meritës.

Tek çështja e integritetit dua të jem edhe më i drejtpërdrejtë. Nuk mendoj dhe nuk do të tolerojmë që të ketë anëtarë të qeverisë me aktakuza. Me njerëz me aktakuza të ngritura e as në dikasteret e tjera ekzekutive.