Parashikohet mot i nxehtë dhe me vapë edhe këtë javë
09.8.2021 - 11:04
Mot i nxehtë dhe me vapë parashikohet të mbaje edhe këtë javë në territorin e Kosovës. Instituti Hidrometeorolgjik i Kosovës ka njoftuar se nga dita e hënë deri të mërkurën, ka mundësi që të ketë ndryshim të motit, por jo në gjithë territorin.
Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-36 gradë.
Indeksi ultraviolet mbetet i lartë prandaj këshillat e IKSHP që nga ora 10-17 të mos jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit, ose të mbajmë masa mbrojtëse.
Sipas Institutit, do të fryjë erë nga juglindja dhe jugperëndimi e lehtë dhe lokalisht e fortë.