Ilustrim: NASER FEJZA
Parashikimi i motit për të shtunën e të dielën
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se gjatë vikendit, më 7 dhe 8 dhjetor 2024, do të ketë mot të vranët me reshje shiu e bore dhe temperatura të ulta.
Të shtunën, më 07.12.2024, sipas IHK-së, moti parashikohet të jetë i vranët, me reshje të herëpashershme të shiut dhe fjolla bore.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 2° C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë 4 deri 7 gradë celsius. Kurse do të fryjë një erë e lehtë deri mesatare nga verilindja.
Kurse, të dielën, sipas IHK-së, do të ketë mot kryesisht të vranët.
“Në ultësira, pritet të ketë mjegull, ndërsa në viset malore do të shfaqen ngrica të lehta. Temperaturat minimale do të jenë nga -1 deri në +1° C, ndërsa ato maksimale do të lëvizin nga 6 deri në 9°C”- bën të ditur IHK. Ndërsa, do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-6 m/s.