Parashikimi i motit për të premten dhe të shtunën

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme do kemi mot të vranët dhe intervale dielli.

Në njoftim theksohet se vranësirat në pjesën jugore dhe juglinodre mund të sjellin riga të dobëta shiu.

Moti për dy ditë 06-07.11.2020

Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat në pjesën jugore dhe juglindore mund të sjellin riga të dobëta shiu,” thuhet në njoftim.

Sipas të dhënave të IHK temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius.