Foto: KALLXO.com

Parashikimi i motit për të mërkurën dhe të enjten

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të mërkurën do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira, kurse për të enjten parashihet që vende-vende të ketë riga lokale shiu.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-19 gradë Celsius.

IHMK njofton se do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-13 m/s.

“Do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira të cilat ditën e enjte parashihen që vende-vende të sjellin riga lokale. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-19 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-13 m/s”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.