Parashikimi i motit për të mërkurën dhe të enjten

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se dy ditët e ardhshme në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius.

“Indeksi UV mbetet i lartë dhe këshillohet që  nga ora 10-17 të kufizohemi nga rrezet direkt të diellit. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-9m/s”, ka njoftuar IHMK./21Media