Parashikimi i motit për të dielën

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër (e diel) do të mbajë mot kryesisht me diell.

Nëpër ultësira parashihet të ketë mjegull, kryesisht në orët e para të ditës.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius. ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-16 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit.