Parashikimi i motit për sot, rekomandohet që grupet e ndjeshme të mos u ekspozohen rrezeve të diellit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë Celsius.

IHMK njofton se që nga dita e diel e tutje parashihen rritje të temperaturave maksimale mbi 30 gradë Celsius.

”Do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm me rritje të lehta të temperaturave maksimale. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë Celsius. Indeksi UV mbetet i lartë, andaj këshillat e IKSHP mbeten në fuqi që nga ora 10-16 mundësisht të kufizohemi rrezeve të diellit, ose të përdorim masa mbrojtëse. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-9m/s. Nga dita e diele e tutje parashihen rritje të temperaturave maksimale mbi 30 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.