Parashikimi i motit për sot dhe nesër

Masat e ajrit me origjinë nga veriu i kontinentit do të mbesin prezent gjatë gjithë kësaj periudhe të parashikimit.

Si pasojë e prezencës së këtyre masave mbi vendin tonë do të mbajë mot i vranët.

Vranësirat ditën e hënë dhe të mërkurë, vende-vende do të shoqërohen me fjolla të dobëta bore.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -4 deri -8 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale të ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-8m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.