Parashikimi i motit

Parashikimi i motit për sot dhe nesër

Moti sot në mëngjes pritet të jetë i ftohtë, e në ultësira mundësi për mjegull. Ditën mot i butë dhe kryesisht me vransira. Vonë në mbrëmje priten reshje të dobëta shiu. Nga rrafshi i Kosovës erë mesatare juglindore 3-10m/s, e nga Dukagjini erë e lehtë drejtimesh të ndryshme 1-3m/s. Indeksi UV: 2.

Kurse gjatë ditës së nesërme në mëngjes vranët dhe me shi. Ditën pjesërisht vranët me reshje lokale shiu. Mundësi edhe për bubullimë. Në vise malore mbi 2000m priten edhe reshje bore. Erë mesatare dhe e fuqishme nga jugperëndimi dhe juglindja 5-15m/s. Indeksi UV: 1.