Sheshi Zahir Pajaziti - Prishtinë - Foto Naim Krasniqi - KALLXO

Parashikimi i motit për sot dhe nesër

Instituti Hidrometorologjik i Kosovës njofton se në Kosovë gjatë dy ditëve në vazhdim do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Sipas IHMK-së, vranësirat ditën e enjte do të intensifikohen në gjithë territorin e vendit, duke krijuar kushte për reshje shiu.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-23 gradë Celsius”, njoftoi IHMK.

Po ashtu, sipas Institutit, do të fryjë erë nga veriu me shpejtësi 1-6m/s.