Natyrë - Bogë, Rugovë

Parashikimi i motit për sot dhe nesër

 

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka bërë të ditur se situata meteorologjike gjatë ditës se sotme dhe të nesërme do të vazhdoj të mbetet pothuaj e ngjashme, por që në fushat termike do të ketë ngritje të lehta.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet – 4 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius.

Në mëngjes dhe gjatë natës nëpër disa lokalitete do të ketë mjegull, ndërsa ngricat parashihen në gjithë territorin. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindje dhe jugperëndimit.