Moti, ilustrim. Foto: KALLXO.com

Parashikimi i motit për sot

Moti sot në vendin tonë do të jetë me diell dhe vranësira.

Sipas Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 25 gradë celsius.

“Të shtunën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell. Vranësirat gjatë ditës vende-vende parashihen të sjellin riga shiu” – thuhet në njoftim.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22 deri 25 gradë Celsius. Do të fryjë erë  nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-5m/s” – thuhet në fund të njoftimit.