Parashikimi i motit për sot

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Në pjesën veriperëndimore të Dukagjinit parashihen riga lokale shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius.

IHK njofton se do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-6 m/s.