ilustrim: Naser Fejza

Parashikimi i motit për sot

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se sot do të mbaj mot me vranësira dhe intervale me diell.

Vranësirat herë – herë parashihen të shoqërohen me reshje shiu të intensitetit të dobët dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-7 m/s.