Moti, ilustrim. Foto: KALLXO.com

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Instituti Hidrometereologjik i Kosovës (IHMK) ka parashikuar mot kryesisht me diell për pesë ditët e ardhshme në Kosovë.

Temperaturat maksimale përgjatë këtyre ditëve do të arrijnë deri në 33 gradë Celsius.

“Indeksi UV mbetet i lartë , prandaj këshillohet që nga ora 09:00-17:00 të mos ju ekspozohemi rrezeve direkte të diellit.Riga shiu nuk parashihen deri në gjysmën e dytë të muajit, përjashtim bëjnë viset e larta malore ku atje mund të ketë ndonjë rigë e izoluar” – thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Parashikimi i plotë:

E hënë- Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do tëlëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen tëlëvizin ndërmjet 28-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i verilindjes.

E martë- Mot kryesisht i ngjajshëm. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 -15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëviin ndërmjet 27- 30 gradë Celsius. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme, e lehtë deri mesatare.

E mërkurë- Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-31 gradë Celsius.Do të fryjë erë nga drejtimi I verilindjes me shpejtësi 1-5m/s.

E enjte- Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, më të fokusuara rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-33 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5m/s.

E premte- Mot me diell dhe vranësira të shpërndara . Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-34 gradë Celsius. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme , e lehtë deri mesatare.