Parashikimi i motit për pesë ditë, nga nesër reshje bore

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar një mot të ndryshueshëm për pesë ditët e ardhshme, ku duke filluar nga nesër do të ketë reshje të borës.

Sipas IHK-së, parashihet një javë kryesisht më dinamike, ku nesër gjatë ditës do të ketë reshje shiu të cilat gjatë natës do të shndërrohen në borë.

“Edhe dita e martë parashihet me reshje kryesisht borë. Të mërkurën do të mbajë mot pak më stabil, por temperaturat do të biejnë dukshëm dhe do të ketë mundësi që në orët e para nëpër ultësira të krijohet mjegulla dhe ngricat. Rekomandohet që ngasësit e automjeteve por edhe këmbësoret të keni kujdes në komunikacion. Nga dita e enjte vende-vende sërish priten reshje por të intensitetit të dobët”, thuhet në njoftim për media.

Institutiti ka paraparë që temperaturat minimale gjatë kësaj periudhe të parashikimit do të lëvizin ndërmjet -5 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-8 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë e dobët dhe mesatarisht e fortë nga drejtimi i jugperëndimit dhe veriperëndimit. Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira për shkak të këtyre parametrave aktiv meteorologjik”, është thënë më tej.