Foto: KALLXO.com

Parashikimi i motit për pesë ditë në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin në Kosovë për pesë ditë (28.10.2024 – 01.11.2024).

Spas njoftimit, të hënën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

“Temperaturat minimale do të  lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare”- thuhet në njoftim.

Kurse të martën sipas IHMK-së, do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-21 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme”.

Ndërkaq, mot i vranët dhe me intervale me diell pritët të mbretërojë të mërkurën.

“Vranësirat vende –vende mund të sjellin riga të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtim i verilindjes.”

Të enjten parashihet mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësira më të fokusuara parashihen për rreth relievit malor. IHMK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.

Edhe dita e premte parashihet me pak vranësira dhe me intervale të gjata me diell.

Instituti njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes.