Parashikimi i motit për këtë javë

Mbi vendin tonë pritet të mbajë mot kryesisht i ndryshueshëm gjatë kësaj jave.

Do të ketë vranësira konvektive, të cilat vende-vende parashihen të sjellin reshje dhe shkarkime rrufesh.

Mirëpo, sa i përket temperaturave, ato do të jenë tipike pranverore.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, minimalet do të lëvizin ndërmjet 7-13 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-32 gradë celsius.

Indeksi UV në fillim do të shënojë vlera mesatare, ndërsa nga dita e mërkurë e tutje parashihet të ketë vlera të larta. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-9m/s.