Ilustrim: NASER FEJZA
Parashikimi i motit për katër ditët e ardhshme në Kosovë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se moti në fillim të javës që vjen pritet të jetë kryesisht i vranët dhe me intervale me diell.
Sipas Institutit, të hënën pritet të ketë mot të vranët dhe me intervale me diell, në ultësira parashihet mjegull, ndërkaq temperaturat minimale do të lëvizin mes -1 deri 1 gradë Celsius, kurse maksimalet ndërmjet 6 dhe 9 gradë Celsius.
Të martën parashihet të ketë mot të vranët dhe me intervale me diell dhe vende-vende edhe me mjegull.
Ndërkaq temperaturat minimale do të lëvizin mes -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius.
Të mërkurën po ashtu pritet të mbizotërojë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu, dhe temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius.
Ndërkaq, IHMK për të enjten parashikon mot me diell dhe me vranësira të shpërndara.
Sipas IHMK-së, vranësirat më të fokusuara parashihen përreth relievit malor, ku temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius.