Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Parashikimi i motit për katër ditët e ardhshme  

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditëve në vazhdim pritet të mbajë një mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe intervale me diell.  

Ditët në vazhdim do të karakterizohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh, derisa mesi i javës parashihet me më pak reshje, duke mos përfshirë gjithë territorin.  

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-24 gradë Celsius.  

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-7m/s.