Moti

Moti

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Mot i ndryshueshëm pritet të mbajë gjatë javës së fundit të stinës së verës në Kosovë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperatura më e lartë e javës do të arrijë deri në 23 gradë celsius.

E hënë– Mot  me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat gjatë ditës vende-vende mund të sjellin riga të dobëta shiu.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i veriperëndimit e lehtë deri mesatare.

E martë– Mot me diell dhe vranësira të shpërndara.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-21 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperendimi me shpejtësi 1-5m/s.

E mërkurë– Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell.Vranësirat gjatë ditës parashihenqë vende-vende të sjellin riga shiu.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-20 gradë Celsius.Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi    1-6/m/s.

E enjte- Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Vranësirat gjatë ditës vende-vende parashihen  të sjellin riga  shiu . Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-21gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë  deri mesatare.

E premte– Mot me diell dhe vranësira të shpërndara .Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-10gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-23gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimt  me shpejtësi  1-5m/s.

Kushtet agrometeorologjike dhe biometeorologjike do të jenë të mira, kur kemi parasysh cilësinë e ajrit dhe  përgatitjen e tokave për mbjelljen e kulturave vjeshtore, ka njoftuar IHMK.