
Moti, ilustrim. Foto: KALLXO.com
Parashikimi i motit për fundjavë, temperaturat deri në 28 gradë Celsius
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se në dy ditët e ardhshme do të mbajë mot me diell i përcjell me vranësira të shpërndara.
Sipas IHMK, të shtunën (01.06.2024) parashihet të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësia të cilat gjatë pjesës së dytë të ditës vende-vende mund të sjellin riga shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius.
Ndërsa, të dielën (02.06.2024) parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius”- ka njoftuar IHMK.
Po ashtu, në njoftim thuhet se të dielën do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-5m/s.