Ilustrim: NASER FEJZA

Parashikimi i motit për fundjavë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar një fundjavë me reshje të dendura të shiut dhe të borës. Në disa vende të ulëta dhe në qytete me infrastrukturë të dobët parashihen edhe vërshime të shpejta.

Të shtunën temperaturat minimale do të lëvizin mes – 1 dhe 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 1 deri në 3 gradë Celsius.

Temperatura pak më të larta parashihen për të dielën.

“Minimalet do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius” – njofton IHMK.

Era do të fryjë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1 deri në 9 metra për sekondë të shtunën, e 1 deri në 7 metra për sekondë të dielën.