Parashikimi i motit për fundjavë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se gjatë fundjavës do të mbizotërojë mot kryesisht i vranët.

Sipas IHMK-së, të shtunën pritet të mbajë mot i vranët dhe vende-vende me fjolla të dobëta bore.

Ndërkaq temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë celsius.

Të dielën, IHMK thotë se moti do të jetë kryesisht i vranët dhe temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet  -3 deri -1 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 1  gradë  celsius.