Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Të premten dhe të shtunën do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat parashihet të sjellin reshje lokale të shiut, të shoqëruara me rrufe.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-14 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 22-30 gradë celsius.

Indeksi i rrezeve ultra-vjollcë vazhdon të mbetet në vlerat e rrezikut, andaj këshillat e IKSHP-së mbeten në fuqi, që të shmanget ekspozimi në diell nga ora 10:00 deri në orën 17:00.

“Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes me shpejtësi 1-7m/s”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.