Foto Urim Krasniqi/KALLXO.com

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon se sot dhe nesër në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht pranveror.

Kjo situatë e krijuar meteorologjike vjen si pasojë e fushave të fuqishme anticiklonike të cilat janë të stacionuara mbi Gadishullin e Ballkanit.

Sa i përket temperaturave minimale ato mbesin të ulëta gjatë natës, minimalet do të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-18 gradë celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.