Ilustrim - Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) njofton se fushat e presionit të ulët atmosferik që kanë përfshirë pjesën e Gadishullit Ballkanik do të jenë të qëndrueshme dhe me tendencë në rritje e që kjo situatë meteorologjike do të kushtëzoj mot kryesisht të vranët.

Sot për shkak të prezencës së vlerave pozitive në fushat termike, parashihet të bie shi në viset e ulëta dhe mesatare, ndërsa në viset e larta parashihet të bie borë.

Nga dita e martë reshjet parashihen të jenë në formë dëbore edhe në viset e ulëta. Këto reshje do të ndikojnë në uljen e temperaturave në të dy vlerat ekstreme.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2 deri 8 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-7m/s në rrafshin e Kosovës, ndërsa në veriperëndim të Dukagjinit shpejtësia maksimale e erës mund të arrijë deri 18m/s.