Parashikimi i motit për ditën e sotme

Mbi vendin tonë, sot parashihet të mbajë mot pjesërisht i vranët. Në orët e pasdites, vranësirat mund të jenë ca më të theksuara, kurse temperaturat, krahasuar me ditë më parë, do të shënojnë ngritje të dukshme, ato do të sillën në mes 2 e 13 gradë celsius.

Nesër, pritet,  vranësirat  të jenë fare të pakta, kurse temperaturat do të shënojnë ngritje të mëtejshme, ato do të lëvizin në mes 3 e 18 gradë celsius.

Mot me vranësira të pakta do të mbajë edhe  të premten, e mandej  parashihet shtrirje e vranësirave  të cilat të dielën do të sjellin edhe reshje të dobëta shiu.

Temperaturat minimale do të sillën në mes 2 e 5 gradë celsius, ndërsa ato maksimale mund të arrijnë deri  në 19 gradë celsius.