Rrugë e mbuluar me borë e ngrica - Ilustrim
Parashikimi i motit për ditën e sotme
04.1.2020 - 06:23
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot do të mbaj mot kryesisht i vranët dhe me intervale me diell.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3 – 4 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i veriut me shpejtësi 1-6m/s. Kushtet biometeorologjike të motit do të jenë relativisht të mira, pasi që cilësia e ajrit do të jetë relativisht e mirë, por do të ketë periudha, kur cilësia e ajrit do të shënoj vlera të pashëndetshme.