Foto: KALLXO.com

Parashikimi i motit për ditën e nesërme

Instituti Hidrometereologjik i Kosovës (IHK), ka njoftuar se ditën e nesërme do të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore.

Sipas njoftimit, temperatura minimale do të jenë midis -1 deri 0 gradë Celsius, kurse ato maksimale do të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius.

“Kjo situatë meteorologjike do të ndikoj pozitivisht në cilësinë e ajrit, kështu që edhe kushtet biometeorologjike paraqiten relativisht të mira për një shtresë të popullatës ndërsa mot i pafavorshëm për një shtresë të popullatës me probleme kronike. Një mot i paqëndrueshëm paraqitet edhe në pjesën e parë të javës së ardhshme”, thuhet në njoftimin e IHK-së.