Parashikimi i motit për ditën e nesërme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka parashikuar se gjatë ditës së nesërme pritet që të mbaj mot i vranët dhe me shi.

“Të dielën do të mbajë mot kryesisht i vranët me shi dhe në vendet malore parashihen edhe reshje bore”, njofton IHMK.

Sipas njoftimit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-12 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë lehtë nga veriperëndimi dhe juglindja me shpejtësi 1-4 m/s”, thuhet në njoftim.

Gjatë ditës së sotme, në vendin tonë ka qenë mot i vranët dhe me reshje shiu.