Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme në vendin tonë pritet të mbajë mot kryesisht i kfjellët.
Në bazë të njoftimit, temperaturat maksimale pritet që të shkojnë deri në 17 grad celsius, ndërsa ato minimale deri në 1 grad celsius.
“Fushat me presion të lartë të cilat kanë përfshirë gadishullin e Ballkanit do të mbesin të qëndrueshme. Në këto kushte meteorologjike do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat do t’i takojnë stadit të lartë të Troposferës. Temperaturat do të jenë tipike pranverore, minimalet ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.