Liqeni i Batllavës - Foto: KALLXO.com

Parashikimi i motit, në vende të caktuara priten reshje shiu

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot dhe nesër do të mbajë mot më dinamik në raport me dy ditët e fundit.

Sipas IHMK, kjo situatë meteorologjike vije si pasojë e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.

“Parashihen vranësira të çrregullta, të cilat vende-vende do të sjellin reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i perëndimit dhe verilindjes”, thuhet në njoftim.