Parashikimi i motit në Shqipëri

Shqipëria sot do të mbizotërohet nga një mot i kthjellët me alternime vranësirash që do të shtohen në pjesën e dytë të ditës ku në zonat juglindore mund të sjellë shira lokalë.

Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku në zonat malore nga 6 gradë deri në 14 gradë Celsius, në zonat e ulëta nga 13 në 24 gradë dhe në zonat bregdetare nga 17 në 26 gradë Celsius.

Era do të fryej në drejtim Jugor me forcë valëzimi deri në 3 ballë.