Parashikimi i motit në fundjavë

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, të shtunën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu dhe fjolla bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë Celsius.

Të dielen parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius.

“Gjatë këtyre dy ditëve të fundjavës do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare” – thuhet në njoftim.