Ilustrim: NASER FEJZA

Parashikimi i motit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të mërkurën, më 12.02.2025, në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas njoftimit, vranësirat parashihen të dendësohen dhe të krijojnë kushte që vende-vende të ketë riga shiu të përziera me borë.

“Temperaturat minimale priten të lëvizin ndërmjet -5°C deri -3°C, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 3°C deri në 5°C. Do të fryjë erë nga juglindja me shpejtësi 1-4m/s.” – thuhet në njoftim.