Ilustrim: NASER FEJZA

Parashikimi i motit

Të dielën parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Sipas njoftimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në mëngjes parashihen ngrica , prandaj pjesëmarrësit në komunikacion duhet të kenë kujdes të shtuar.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri-9 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verillindjes.