Ilustrim: NASER FEJZA
Parashikimi i motit
28.7.2024 - 08:10
Të dielen parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, të cilat më të fokusuara mund të jenë rreth relievit malor.
Sipas njoftimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmje 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-33 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga veriperendimi e lehtë deri mesatare.
Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj këshillohet respektimi i udhëzimeve të institutit kombëtar të shëndetit publik .