Parashikimi i motit

 

Gjatë ditës së sotme pritet të mbajë mot i ndryshueshëm.

“Pritet të kemi kushte tjera meteorologjike, vranësira të dendura të përcjellura me reshje shiu”, njofton IHMK.

“Në fushat termike nuk do të ketë ndryshime të mëdha, sidomos në vlerat e maksimaleve, kurse temperaturat minimale parashihen të ulen diku në zero dhe -1 gradë Celsius. Reshjet e shiut në viset e larta malore mund të shoqërohen me fjolla të borës. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri në 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-14 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-8 m/s”, njofton IHK.