Natyrë - Bogë, Rugovë

Parashikimi i motit

Gjatë ditës së sotme në Kosovë do të mbajë mot me re, me acar të lehtë dhe pjesërisht në lugina me mjegull.

Pasdite do të jetë mot kryesisht me diell. Temperatura do arrijnë deri në 9 gradë.

Temperaturat e mëngjesit lëvizin nga minus 7 në minus 1 dhe më të lartat çdo ditë nga 3 deri në 9 gradë Celsius.

Mëngjesin e së premtes mbi vendin do të jetë pjesërisht me mjegull, kryesisht me diell. Nga e shtuna do të jetë moti shumë më i ngrohtë me temperatura ditore mbi mesataren për këtë periudhë të vitit.