Parashikimi gjeopolitik për vitin 2023 - Ndasi në Perëndim dhe trazira në kufijtë e Rusisë

Ndasitë do të zgjerohen në Perëndim

Vitin e kaluar Perëndimi Global – SHBA plus aleatët e saj në Evropë dhe Paqësor – shfqën një elasticitet të papritur. Megjithatë, në vitin 2023, çarjet apo ndasitë do të zgjerohen edhe më tej. Administrata e Joe Biden nuk do të tërhiqet nga subvencionet e mëdha dhe nga dispozitat “Blej produkte Amerikane” në Aktin e saj për Reduktimin e Inflacionit. Përkundrazi, me afrimin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024 dhe me interesat ekonomike të shteteve me jaka blu duke u rritur në rëndësi politike, dhe kjo do t’i forcojë këto politika. Në një vit recesioni global, një gjë e tillë do t’i nxisë marrëdhëniet me pjesën tjetër të Perëndimit global dhe do ta nxisë proteksionizmin hakmarrës. Çarjet do të zgjerohen gjithashtu mbi Kinën (me Gjermaninë, Francën dhe Italinë që kërkojnë një marrëdhënie më të pavarur dhe madje edhe aleatët e Paqësorit, të tillë si Japonia dhe Koreja e Jugut që i frenojnë elementët e “luftës teknologjike” të SHBA) dhe mbi fundin e lojës në Ukrainë, ku uniteti perëndimor do të tendoset nën debatet e intensifikuara nëse dhe kur të nxitet Kievi drejt tavolinës së negociatave.

BE-ja do të humbasë shansin e saj për të ndryshuar

Gjërat po trazohen në Bashkimin Evropian. Lufta në Ukrainë e ka shtyrë mbrojtjen dhe integrimin energjetik në axhendë; momentumi pas zgjerimit të ri lindor po rritet; Komisioni dhe Parlamenti po argumentojnë për një konventë që çon në ndryshimin e traktatit; dhe Parisi, Brukseli dhe Berlini dakordohen se nevojiten reforma të mëdha. Ky vit është koha e duhur për këto reforma, për shkak se bie në mes të sezonit elektoral franko-gjerman 2021-22 dhe zgjedhjeve evropiane dhe qarkullimit institucional të BE-së në vitin 2024. Mirëpo ndarjet e brendshme nënkuptojnë se bashkimi do ta humbasë në masë të madhe shansin e tij. Marrëdhëniet midis Francës dhe Gjermanisë janë irrituese dhe të dyja e kanë respektiin në shtetet qendrore dhe lindore për shkak të pozicionimit të tyre në raport me Rusinë. Qeveritë populiste të krahut të djathtë në Itali dhe Poloni (të paktën deri në zgjedhjet e kësaj të fundit në vjeshtë) nuk ndihmojnë. E kombinuar me lajmet e zymta ekonomike dhe një krizë edhe më të ashpër të energjisë dimrin e ardhshëm, e gjithë kjo do të thotë se BE-ja do të mbetet konfuze gjatë vitit në vend që ta bëjë hapin e madh e të nevojshëm përpara.

Forcat centrifugale do ta ngërthejnë periferinë e Rusisë

Lufta në Ukrainë e ka bërë Vladimir Putinin më të varur nga periferia e Rusisë. Ai i ka tërhequr në mënyrë disproporcionale republikat periferike brenda kufijve të saj, të tilla si Çeçenia, Dagestani dhe Buryatia, për dërgimin e trupave në Ukrainë. Dhe, ndërkohë që lufta atje e ka minimuzuar pozitën e tij globale, ai gjithashtu është bërë më i varur nga shtetet përtej atyre kufijve, sikurse Bjellorusia, Armenia, Kazakistani dhe Kirgistani, për ndikimin e qëndrueshëm ndërkombëtar. Në vitin 2023, ndërkohë që konflikti zvarritet dhe pakupëtimësia e tij bëhet më e dukshme në vend, forcat centrifugale që i vërtisin këta satelitë të perandorisë së vjetër ruse nga jashtë do të përshpejtohen. Trazirat do të intensifikohen në republikat e brendshme, ndoshta deri në atë masë sa do të ketë përpjekje për shkëputje dhe luftë civile. Jostabiliteti atje do të tërhiqet në metropolin rus. Ndërkohë, nga Minsku në Bishkek, shtetet që më parë i atribuoheshin si vende “të afërta nga jashtë” të Rusisë gjithnjë e më shumë do ta shpërfillin dhe madje do të konfrontohen me Moskën dhe do t’i kthehen fuqive të tjera – nga SHBA-ja dhe BE-ja në Turqi dhe Kinë.

Do të shfaqet një krizë sigurie në Mesdheun lindor

Paknaqësitë jane shfaqur në Mesdheun lindor vitin e kaluar; në vitin 2023 kjo pakënaqësi do të shndërrohet në një krizë të plotë sigurie. Me ekonominë turke në kaos dhe humbjen e mundshme në zgjedhjet elektorale që po afrohen në muajin qershor, presidenti autokratik i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan do të përdorë aventurizmin e politikës së jashtme për të grumbulluar mbështetjen apo edhe për ta justifikuar shtyrjen e datës së votimeve. Kjo mund ta marrë formën e nisjes së një inkursioni të ri tokësor kundër kurdëve në Sirinë veriore (në dobi të Shtetit Islamik), duke shkaktuar një krizë detare në Qipro ose duke zbarkuar trupa në një ose më shumë ishuj grekë. Fakti që kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis – i zhytur në një skandal përgjimi – po përballet gjithashtu me zgjedhje në korrik, vetëm sa i rrit shanset për përshkallëzim në rajonin e Egjeut.

Irani do të shkaktojë tërmet gjeopolitik

Do të ketë një ndryshim destabilizues në ekuilibrin e fuqisë në Lindjen e Mesme, që origjinën do ta ketë nga Irani. Ky ndryshim mund të vijë nga regjimi që nxit konflikt në rajon në përpjekje për ta rikthyer supremacinë e tij në Iran mes protestave të cilat filluan në muajin shtator. Ose mund të vijë nga thellimi i aleancës ushtarake mes Iranit dhe Rusisë dhe efekti inkurajues i mbrojtjeve të reja ajrore dhe avionëve që Irani do ta marrë nga Moska në këmbim të dronëve dhe raketave balistike të saj. Ose mund të rezultojë nga përshpejtimi i programit bërthamor të Iranit, me Teheranin që tani po e intensifikon pasurimin e uraniumit pas ngecjes së bisedimeve në Vjenë në shtator. Qoftë e shprehur nëpërmjet përfaqësuesve të saj në Siri, Irak, Liban dhe Jemen, apo nëpërmjet armiqësisë së drejtpërdrejtë ndaj fuqive, të tillë si Izraeli apo Arabia Saudite, një ose më shumë nga këto ndryshime do ta ndryshojnë në mënyrë kuptimplote gjeopolitikën e rajonit në 12 muajt e ardhshëm./Newstatesman

Përgatiti: Nuhi Shala